Këngëtarja e njohur, Fifi ka qenë kryefjalë e mediave përgjatë muajve të fundit jo vetëm për pjesëmarrjen në Big Brother VIP por dhe për romancën e re me Adis Patushin. Këngëtarja u njoh me Patushin pas daljes nga shtëpia e famshme dhe janë më të lumtur se kurrë.
Por disa postime që bënë në rrjete sociale, ngritën dyshime se ata mund të bëheshin prindër. Një fotografi që ndanë në profilet e tyre, e shoqëruan me fjalët mami dhe babi. Megjithëse, shumë besuan se ishte një shaka, ka pasur nga ata që kanë menduar se lajmi është i vërtetë.
Njëri prej fansave e ka pyetur këngëtaren: “A është e vërtetë që je shtatzënë nanush”. “Nëse do të kisha qenë a mendoni se do të duroja pa e ndarë me juve”, i është përgjigjur këngëtarja duke konfirmuar se nuk ka asnjë bebush tani për tani.