Më në fund, Nikol Nelo, ka publikuar ne Instagramin e saj një foto më nënë, Alketa Vejsiu. Vajza e moderatores i dha fansave te tyre kënaqësinë që Alketa ia kishte “mohuar”.

Duke pozuar para një pasqyre, Alketa i dhuron një puthje vajzës së saj të cilën kamera e tregon mjaft këndshëm.

Alketa i ka mbajtur gjithmonë shumë hermetik familjarët e saj, por tani vajza e saj është rritur dhe ka vendosur të hap një profil publik, ku vetëm në pak ditë numëroi më shumë se 15 mijë ndjekës.

Alketa Vejsiu dhe Nikol ndodhen në Paris ku po shijojnë disa ditë pushime krah njër tjetrës dhe duken mjaft bukur dhe marrdhënia e tyre duket mjaft perfekte.