
Armina Mevlani do i thotë po Shkëlzen Berishës në një dasmë madhështore që do të mbahet ditën e nesërme. Armina po merret me përgatitjet më të fundit dhe sot ka zbuluar një detaj nga velloja e saj.
Blogerja ka treguar një pjesë nga velloja ku është qëndisur “Dashuria është përgjigjja”.
Armina ka zbuluar se zgjodhën ta mbajnë dasmën në shtator pasi vjeshta është një stinë që e pëlqejnë të dy. Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj.