Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën. Çifti mbajtën një dasmë përrallore me mbi 300 të ftuar, mes tyre personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.
Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Armina ka folur në lidhje me ditën e saj të vecantë. Mes të tjerash ajo është ndalur te fustanet e nusërisë, duke thënë se e kanë sharë shumë për të parin.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan. Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, është shprehur Armina.