Katër emigrantë kanë vdekur dhe më shumë se 40 u shpëtuan mëngjesin e sotëm pasi një varkë u mbyt në mes të Kanalit Anglez.

Ekipet e shpëtimit nxorën njerëzit nga uji i akullt këtë mëngjes, duke përfshirë një numër që u transportuan me avion pasi anija u fundos pesë milje larg brigjeve të Dungeness në Kent.

Varka, e cila transportonte deri në 50 persona, u gjend në vështirësi në ujërat e akullta gjatë temperaturave nën zero në orët e para të mëngjesit të sotëm – me rojet bregdetare dhe anijet e marinës që po vraponin në vendngjarje.

Mediat britanike kanë publikuar pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit, ku në mesin e emigrantëve kishte dhe fëmijët vegjël, të cilët për fat të mirë arritën t’i mbijetonin acarit dhe temperaturave të ulëta. Kryeministri i Britanisë së Bashkuar, Rishi Sunak një ditë më parë prezantoi plnin kundër emigracionit të paligjshëm, plan ky, i cili prek mijëra shqiptarë.

Sipas tij, 1/3 e personave që kanë kërkuar azil janë nga Shqipëria. Autoritetet britanike thonë se Shqipëria është vend i sigurt origjine dhe nuk ka arsye që shtetasit e saj të kërkojnë azil në këtë vend, me përjashtim të atyre rasteve, kur kjo kërkesë justifikohet dhe ka prova të forta.