Grida Duma zyrtarizoi sot, më 8 nëntor heqjen dorë nga mandati i deputetes. Përmes një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se këtë vendim e ka marrë pas një reflektimi të gjatë dhe po ashtu një përpjekje të gjatë “për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj”.

Por deklaratën e saj të paralajmëruar më herët, e kanë ndjekur dhe disa kolegë demokratë të cilët kanë shpërthyer në lot e vendimin e marrë nga Duma.

Siç shihet në këto foto të LSA, deputetet Flutura Açka dhe Greta Bardeli janë fotografuar të trishtuara dhe me lot në sy. Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj është fotografuar i menduar dhe me kokën ulur.