Mbrëmjen e djeshme Sabiani ka qenë i ftuar në një emision televiziv. Ai ka treguar për eksperiencën e tij në Big Brother VIP, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe jetën e tij personale.
Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij dhe se ka një marrëdhënie të veçantë me ta.
Gjithashtu, ai është pyetur nga moderatoret për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij dhe ka treguar se ka një raport shumë të mirë, pasi, sipas tij nëse nuk do ishin ato, nuk do ishte as Enisi me Kejsin.
“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.