Miqësia mes dy ish-banorëve të BBV ka qenë në qendë të vëmendjes kohët e fundit, pasi u përfol se mund të kishte një krisje mes tyre.

Dyshimet nisën me deklaratën e Sabianit, i cili tha se “Iliri ka përfituar nga ai.” Më pas erdhi reagimi i Ilir Shaqirit përmes një Instastory ku shkruante frazën që u bë e famshme ndërsa ishte ende brenda shtëpisë së BBV, “E ka bërë për mua.”

Ndërkohë pak ditë më parë Sabiani festoi ditëlindjen ku shumë nga ish-banorët e formatit e uruan nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, por ajo që u vu re ishte se këngëtari nuk mori një urim (të paktën publik) nga “100 mijë euroshi i tij”, Ilir Shaqiri.

Mes gjithë dyshimeve se mes shoqërisë së ngushtë të Ilirit dhe Sabianitm ky i fundit ka vendosur që të sqarojë gjithçka me një postim.

Këngëtari ka publikuar një video në Instastory krahas së cilës shkruan:

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke etiketuar edhe balerinin i cili nuk e ka ripostuar videon.