Bëhet fjalë për dy motrat Eranda dhe Irma Libohova të cilat prej kohësh përfliten se nuk flisnin me njëra-tjetrën. Së fundmi ka qenë Eranda e cila ka bërë një hap drejt rregullimit të marrëdhënies së tyre.
Këngëtarja ka ripostuar në Instastory një post të një prej fansave të tyre, i cili krahas një fotoje të shumë viteve më parë të dy motrave duke kënduar shkruan:
“Gjithmonë do ju duam. Jemi rritur me juve. Sa me mall ju dëgjojmë.”
Eranda Libohova përpos që e ka ndarë në Instagramin e saj, krahas ka falënderuar përkrahësin e saj me një zemër të kuqe.
Kujtojmë që pesë muaj më parë në një intervistë për emisionin e pasdites në Abc News , Eranda ka folur rreth Irmës teksa ka treguar me nostalgji kur ka kënduar në festival me të.
“Krajka, kur na ka dëgjuar me Irmën ne të këndonim duet ai na ka thënë do t’ju bëj juve një këngë që të tingulloni si Abat. Ai ishte avangard dhe këngë mbaj mend që ka qënë për këngën ‘’Nuk e harroj’’. Ai na tha që do të shkëlqeni dhe ajo këngë ka qenë shumë e guximshme për kohën dhe frymëzuese. Këngë ka pasur disa ndryshime në vija melodike edhe në okrestracion dhe ka qënë shumë moderne për kohën. Por që ishte shumë e guximshme”, tha ajo.
Dy motrat Eranda dhe Irma Libohova prej kohësh përflitet se ato nuk kanë një raport të mirë më njëra – tjetrën. Kjo u vu re nga fakti se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës.
Madje para disa vitesh në një tjetër intervistë ajo deklaroi se me motrën e saj nuk flet për jetën e saj private dhe se shprehet më lirshëm me një mikeshën e saj më të ngushtë.
“Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,” ka treguar këngëtarja.