FOTO/ SPAK futet në lojë për të shkërmoqur bandën e kredive , skema ku bëjnë pjesë Banka e Shqipërisë dhe përmbarues privat
Struktura e Posaçme SPAK, pritet të regjistrojë një dosje penale që me sa duket në të ardhmen do zbulojë skemat piramidale të kredive mashtruese dhe tjetërsimit të pronave të qytetarëve shqiptarë.
Kjo dosje është përcjellë nga prokuroria e Tiranës në SPAK në datën 17 prill 2024, ndërsa burimet pranë këtij institucioni thanë se çështja ende nuk është hedhur në short, për përcaktimin e oficerëve dhe prokurorit që do ndjekë rastin.
Rasti fillimisht është ndjekur nga prokurori i Tiranës, Leonard Filopati, i cili pas disa muaj hetime konstatoi se çështja e mashtrimit dhe tjetërsimit të pronave përmes kredive, përmban elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë jo vetëm drejtues të shoqërisë “Micro Credit Albania”, “Final” dhe fondi “Besa”, por dhe një zinxhir përmbaruesish privatë.
Fijet e këtij grupi sipas prokurorisë së Tiranës shtrihen deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të cilët duke “Shpërdoruar detyrën” kanë sjellë masa të parikuperueshme për jetën dhe pronat e mijëra personave.
Redaksia zbulon detaje nga dosja që tashmë ka mbërritur në SPAK dhe të gjithë emrat e përmbaruesve dhe zyrtarëve që janë përfshirë në këtë skemë të llahtarshme mashtrimi.
INVESTIGIM/ Skema e “mashtrimit” me kreditë çon guvernatorin Gent Sejko në SPAK
Bëhet fjalë për përmbaruesit Lefter Cenaj, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Astrit Kaptelli, Rrok Deda dhe Altin Vako.
Këto emra përmbaruesish kanë punuar për llogari të “Micro Credit Albania” që kontrollet nga çifti Olsi dhe Elda Ibro me administrator Andis Gjoka dhe “Final” që kontrollohet nga një emër tjetër i njohur për prokurorinë si Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi.
Janë qindra praktika ekzekutimi që janë kryer brenda një dite, të cilat siç thotë prokuroria u kryen në mënyrë fiktive duke u marrë pronën qytetarëve të ndryshëm që kishin aplikuar dhe marrë shuma të vogla kredie.
E gjithë kjo skemë është kryer nga 8 përmbarues.
Tashmë SPAK, ndodhet përballë një hetimi të konkretizuar nga prokurori i Tiranës, Leonard Filopati dhe se çështja kërkon hetime shtesë dhe më të thelluara nga prokurorët e posaçme, të cilët javën e ardhshme pritet të regjistrojnë dosjen për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Mospagim taksash”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
LISTA E EMRAVE
Zyrtarë të Bankës së Shqipërisë
Olsi dhe Elda Ibro, pronarë të “Micro Credit Albania”
Andis Gjoka, administrator i “Micro Credit Albania”
Arben Meskuti, pronar i “Final”.
Vasil Bakallbashi, administrator i “Final”
Përmbarues privatë
Lefter Cenaj
Helidon Xhindi
Fatos Alimadhi
Saimir Dogjani
Astrit Kaptelli
Rrok Deda
Altin Vako /oranews