1E81C70E-57FF-4D08-97D7-F80BEA720F88

Spikerja e lajmeve Neena Pacholke e cila punonte në një stacion televiziv në Wisconsin të SHBA-së, vetëm 27 vjeçe, i ka dhënë fund jetës.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se prezantuesja e WAOW, Neena Pacholke vetëflijua, duke tronditur familjen dhe kolegët e saj.

“Neena Pacholke , spikerja jonë e dashur ndërroi jetë papritmas”, tha WAOW, kanali ku punonte e reja.

“I gjithë ekipi këtu në News 9 është i shkatërruar nga humbja, ashtu si edhe shumë të tjerë”, thuhet më tej në deklaratë.

Sakaq, janë ende të paqarta arsyet se përse e reja zgjodhi t’i jepte fund jetës tragjikisht.