Një ndër figurat e dashura të informacionit në shqipëri, folësja e lajmeve Senada Jaho befasoi kur rrëfeu se e la vendin për të krijuar një jetë të re në shtetet e bashkuara të Amerikës. Por e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Senada vjen me një status të ri; atë të mamasë.

Jaho zbuloi pak detaje nga momenti emocionues i ardhjes në jetë të bebit Khan:

“Bëra lindje çezariane e vendosur nga unë, nuk doja të riskoja sepse Khan ishte një beb i madh. Ishte 4 kile i gjysëm, i gjatë 64 centimetra. Por gjithçka shkoi shumë mirë.”

Si një person shumë i rezervuar, Jaho tha se arsyeja pse nuk shpërndau foto nga shtatzania në rrjete sociale ishte sepse donte “ta shijoja vetë, madje dhe familjes sime i kam thënë shumë vonë, në muajin e 5të të shtatzanisë”. Senada rrëfeu se ditën e lindjes së Khan nuk e ndau me askënd, dhe shkoi e vetme me bashkëshortin në maternitet, e lajmin e zbuloi kohë më vonë.

Emrin Khan e ka zgjedhur si pasojë e dashurisë së madhe për historinë dhe “khan” është një titull i lartë në Azi.

Por a do të ketë një rikthim të Senada Jahos në Shqipëri?

“Patjetër që do të ketë një rikthim në Shqipëri e në punën time. Unë e adhuroj atë profesion. por çdo njeri ka nevojë për një pauzë në jetë. Ky ishte momenti më i bukur ku unë mund të merrja një pauzë.”