Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë fjalës në Kuvend, nxori medaljen e arit dhe sfidoi drejtpërdrejt ministren e Arsimit, Evis Kushi që të tregojë mesataren e saj. Ajo u ndal edhe tek mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”,  që sipas saj është bërë në kundërshtim me ligjin.

I kam mbaruar të gjitha ciklet mësimore me medalje. Kthejeni përgjigje njerëzve me fakte. Të ngeli sharra në gozhdë. Hajde këtu moj Evis Kushi, se nuk ta kisha thënë kurrë, plagjiaturën që të ka nxjerrë Top Channel në emision, me të gjitha faktet.Meqë ma the, hajde dhe na trego ti mesataren tënde tani. Hajde dhe na e thuaj. Se nuk ndodh gjëkundi që të zgjohesh një mëngjes e të shkosh t’u heqësh licencat njerëzve, nuk mbyllet një institucion pa ndjekur të gjitha hapat. I pari është paralajmërimi, e dyta gjoba dhe më pas të gjitha të tjerat. Kjo do të ishte të jesh në anën e të drejtës. Unë nuk desha t’i them emrat e të gjithë fëmijëve”,. tha Zhupa.