Nuk janë të pakëta rastet e magjive në Shqipëri. Këto metoda të errëta bëhen me qëllime të caktuara kundrejt një personi. Qëllimet e atij që bën magji janë nga më të ndryshmet.

Një rast i frikshëm është detektuar nga një banore e një pallati në Fresk kundrejt fqinjit të saj që i nis emri me shkronjën “A”.

Magjia konsiston në gjilpëra që kanë shpuar një letër alumini e cila ka brenda këtë gërmë. Kudo në shkallë janë përhapur edhe plumçe me gozhda.

Pamjet janë të përngjashme me skenat e filmave.

Gruaja shkruan:

“Pershendetje. A mund ti hidhni ne faqe keto pamje.Te pallati gjoka ne fresk sot jan hedhur keto plumce me dhe me gozhda e gjilpera.I bejm thirje qe personi me germen A te iki ne ndonje hoxhe se vallai shum keq e ka punen.

Dikush ka ber magji e ka hedhur keto gjera si plumce me germen A te ngulura gozhde e gjilpera dhe dhe.Dhe duket qe eshte magji qe ja kane ber ndonje personi qe jeton aty te pallati dhe keto pislliqe jane hedhur gjith andej qe te shkelen!”