Që mbrëmjen e së enjtes, britanikët kanë nisur që të shijojnë fundjavën katërditore, duke treguar se kanë nisur festën e Pashkëve..
Dita më e nxehtë e vitit i lejoi të rinjtë dhe jo vetëm, që të mbushnin rrugët e qyteteve të ndryshme dhe të festonin.
Dhe pas një dite plot me diell, britanikët sollën në darkë festat e tyre të “çmendura”. Baret dhe lokalet e natës ishin të mbushura plot me njerëz që shijonin pijet alkoolike.
Ndërkohë mediat huaja kanë publikuar fotografi të festuesve që shfaqen të qeshur dhe marrin poza nga më të ndryshmet.
Ata treguan se ishin në frymën e festës së Pashkëve edhe me veshjet e tyre të gëzueshme dhe me fustane të zbukuruara.
Në një fotografi shfaqet një grup djemsh, të cilët duket se janë në humor, pasi kishin zgjedhur që të visheshin si kuzhinierë. Ndërsa një grup vajzash ishin veshur si princesha të “Disney”-t, duke treguar se ishin mjaft të kënaqura.
Por jo vetëm kaq, pasi të tjerë janë fotografuar të shtrirë në tokë, pasi kanë konsumuar shumë pije alkoolike.