Një person është gjetur i pajetë në rrugë kësaj të hëne në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia ka marrë informacion se viktima është gjetur i shtrirë për tokë ndërsa më pas ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, u shpreh Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen e viktimës.

“Po vazhdojmë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, deklaroi Ahmeti.