DASHI 

Sot harmonia, alegria dhe ngjyrat do jenë mbizotëruese në jetën tuaj. Çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Ju beqarët do merrni shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshoje mendjen për të filluar një lidhje.

DEMI 

Dielli do ua zbukurojë ditën sot dhe do ju shtojë optimizmin. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Yjet do ju mundësojnë çaste fantastike dhe nuk do keni asgjë çfarë të kërkoni më shumë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vendosur dhe ka rrezik të mos përfitoni nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen.

BINJAKËT 

Po ditët të silleni dhe po nuk nxituat çdo gjë ka për të ecur më së miri gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë.

GAFORRJA 

Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë fantastike falë përkudjesit të Venusit dhe Marsit. Do jeni sensualë dhe shprehës. Për ju beqarët ka për të qenë një ditë akoma më e begatë. Mund të takoni persona të rinj dhe të bini kokë e këmbë në dashuri, por mundet edhe të ritakoni një person që e keni dashur dikur dhe ndjenjat të rikthehen fuqishëm.

LUANI 

Dita e sotme ka për të qenë shumë më e mirë nga sa e kishit ëndërruar. Yjet do ju mbështesin tej mase ju të dashuruarve dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. As vetë nuk e kishit menduar se situata mund të ndryshonte kaq shpejt.

VIRGJËRESHA 

Ditë jo shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja dhe në disa momente do ndiheni vërtet të trazuar. Ju që keni një lidhje do jeni më të urtë sesa duhet dhe mund ta lini pas dore atë që keni në krah pikërisht kur ai ka më shumë nevojë për të mësuar ndjenjat tuaja. Pasditja do ketë edhe debate.

PESHORJA 

Dita e sotme nuk do jetë ashtu si ju e kishit menduar prandaj duhet të përgatiteni edhe më momente të mërzitshme. Çështjet e zemrës nuk do jenë në gjendjen më të mirë kështu që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi jetës tuaj në çift. Mos e lini vetëm partnerin dhe për çdo dyshim apo paqartësi flisni hapur me të.

AKREPI 

Me pak durim dhe këmbëngulje keni për të arritur çdo gjë sot. Jeta juaj në çift do ketë goxha ndryshime. Do ndërmerrni plot iniciativa vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më të forta. Ju beqarët do keni një ditë të mërzitshme dhe nuk do mund ta gjeni dot dashurinë tuaj të madhe. Shpesh do jeni pesimistë për të ardhmen.

SHIGJETARI 

Gjatë ditës së sotme do jeni më të logjikshëm. Dielli do ua ndriçojë mendimet dhe do ju bëjë të ndiheni më mirë. Për ju të dashuruarit nuk do ndodhë asgjë e keqe, përkundrazi mund t’i sqaroni edhe disa pengje që keni pasur nga e shkuara. Ju beqarëve do ju paraqiten mundësi të jashtëzakonshme kështu që lëreni veten sa më të lirë dhe përfitoni nga çdo mundësi.

BRICJAPI 

Sot nuk keni për të pasur aspak probleme dhe vështirësi. Çdo gjë do e merrni shtruar dhe do mendoni për të ardhmen. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e mbushur me momente interesante. Pranë të dashurit të zemrës do ndiheni gjithmonë mire dhe nuk do keni aspak ankesa. Ju beqarët do hallakateni me gjëra të kota dhe do humbisni mundësinë për ta kërkuar dashurinë.

UJORI 

Përgatituni për një ditë të mbushur me probleme dhe paqëndrueshmëri. Për ju që jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë mire. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqaret nuk duhet ta joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj nesër.

PESHQIT 

Do zgjidheni me më shumë optimizëm sot dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që mund t’iu dalin. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni edhe pse mund të keni probleme në jetën tuaj ne çift. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet.