
Kryeministri Edi Rama luajti kukafshehthi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Berlin të Gjermanisë, ku ndodhen në Kongresin e Partive Socialiste
Vetë Rama ka publikuar në “TikTok” një video ku shihet duke iu afruar Kurtit nga mbrapa. Ai i mbyll sytë kreut të qeverisë së Kosovës me qëllim që ta gjejë kush është.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në meme nga sjellja e kryeministrit shqiptar.
Disa kanë bërë meme të Ramës dhe Kurtit si një çift të dashuruarish si në filmin “Titaniku” dhe disa të tjerë kanë shkaktuar të qeshura me montazhet e tyre për pastërtinë e duarve të kreut të qeverisë.
Për më tepër shihni memet në galerinë e mëposhtme.