IMG_8107

Personi që po shikoni në foto është Irakli Davella, 45 vjeç, lindur në fshatin Mesopotam të Bashkisë së Finiqit në Sarandë, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ai mbeti i vrarë sot në një atentat në Greqi, ku u plagos dhe një tjetër person, Edi Lolo.

Viktima ishte i njohur për autoritetet pasi në vitin 2011 ndaj tij dhe 9 personave të tjerë, shumica pjesëtarë të mafias, ishte ngritur një çështje për organizim kriminal, zhvatje etj. Pak kohë më vonë emri i tij ishte në dosje me 17 persona të tjerë që akuzoheshin për organizim kriminal, falsifikim dhe vendosje gjobash në Korfuz.

Atentat 2 shqiptarëve në Greqi! Njëri ekzekutohet me plumb

IRAKLI DAVELLA

Viktima kishte hapur kafene dhe një kënd lojërash për fëmijë në Atikën Perëndimore. Megjithatë, ai nuk ia doli t’i mbante të gjitha bizneset dhe së fundmi është marrë më shumë me një kafene në Agios Ierotheos.

Atentat 2 shqiptarëve në Greqi! Njëri ekzekutohet me plumb

IRAKLI DAVELLA

Megjithatë, vitet e fundit ai u thoshte të afërmve, miqve dhe të njohurve se ishte larguar nga paligjshmëria dhe se aktiviteti i tij i vetëm ishin bizneset në Peristeri dhe marrja me qira e makinave.

Madje informacionet thonë se ai ishte shpërngulur nga Agios Anargyros dhe tani jetonte në Thracomakedones.

Ekzekutori duket se e ka vëzhguar dhe e ka pritur atë moment kur objektivi i tij do të ngrihej nga kafeneja ku ndodhej me shokun e tij dhe do të shkonte drejt makinës. Sapo 45-vjeçari iu afrua automjetit të tij, makina e sulmuesve hapi zjarr.

Lidhja me bandat

Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë./gazetajonë