
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”.
Policia e Malësisë së Madhe bën me dije se shkak është bërë një aksident rrugor, ku dyshohet se një i ri, vetëm 21 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.