Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Prej kohësh lajmi ka qarkulluar në media dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe në ditën e Krishtlindjes, ku Leka dhe Elia Zaharia publikuan foto vetëm me vajzën e tyre, ndryshe nga vitet e tjera.
E mesa duket Leka jo vetëm është ndarë nga Elia Zaharia, por ka krijuar edhe një lidhje të re dashurie.
Ditët e fundit ai ka shtuar numrin e fotove të postuara, ndryshe nga zakonisht, dhe në to shihet vetëm me vajzën e tij.
Burime pranë “Living” thonë se pas aparatit qëndron e dashura e re e Lekës, të cilën ky i fundit e ka bërë tag edhe në postimet e tij.
Bëhet fjalë për Blerta Celibashin, që punon si gazetare për marrëdhënien me median dhe që është e angazhuar duke i bërë foto gjithë kohës Lekës.
Kujtojmë që deri më tani as Elia Zaharia dhe as Leka nuk kanë bërë asnjë reagim, duke mos konfirmuar e as mohuar ndarjen e tyre.
Por fakti që s’ka asnjë përgënjeshtrim, shihet si konfirmim i divorcit.
Nuk dihet nëse Leka e ka tradhtuar Elian me fotografen e tij, çka mund të ketë shtyrë dhe ndarjen e tyre, apo Leka është lidhur me të më pas./Tema