Gazetarja Anila Hoxha tha se Prokuroria ka thënë se videoja e konfrontimit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë nuk ka dalë nga ai institucion.
“Procesi zgjati gjatë, u dëgjuan të gjitha palët, e konsideroj të rrallë, zakonisht gjykata vendos një distancë më të konsiderueshme, çiftet në prag divorci paraqiten në gjykatë në gjendje të agravuar. Nga ajo që kam vërejtur është se po aplikohen kontratat paramartesore. Ata nuk kanë një kontratë paramartesore. Gjykata urdhëron ose largimin, ose distancë 500 metra. Distanca e vendosur mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është një distancë simbolike, një divorc në prag, vetëm 5 metra, u ka lënë kohë palëve që të depozitojnë prova shtesë për të provuar se janë të dhunuar. Zaharia dukshëm ishte e tronditur, ish-bashkëshorti nuk ishte, babai i Elias ishte, hetimi që po ndodh për të vendosur në shinat e duhura është publikimi i videos. Prokuroria tha se zarfi, është i pahapur”, tha Hoxha në “Top Story”.
Ndërsa ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha tha se Princ Leka e kishte telefonuar dje dhe i ka thënë që ai se ka nxjerr videon.
“Ka lënë pronën dhe vetë është në një shtëpi me qira, është treguar deri në fund xhentëllmen, nuk e kam nxjerrë unë më ka thënë. Me Princ Lekën kam folur një ditë më parë, më tha që nuk e ka publikuar ai atë video.
Problemet mes tyre kishin kohë që kishin nisur, ajo vajza (e dashura e Princ Lekës) ka qenë gjëja e fundit fare. Sapo vendosën për divorcin ai është larguar nga Pallati Mbretëror, duke lënë të jetojë aty Elia dhe vajza e tij.
Unë me Princ Lekën kam mbi tetë vite që nuk jemi takuar, deri para se të martohej në disa evenimente, përshëndetjen kortezie. Kam refuzuar të shkoj në dasmë e tyre. Nuk do flas kurrë për atë gjë. Shqetësuese është se gati-gati sikur kemi hedhur mish nën tufën e ujqërve. Gati-gati duket sikur njerëzit kënaqen me dhimbjen e tjetrit.
Dje dhe sot kam folur me princin, më ka marrë ai, sepse unë fola në një media dhe më mori ai. Unë mendoj që kur është një mik keq, sido që të jetë situata marrëdhënënia mes nesh, duhet t’i dalësh krah. Mendoj që është detyra ime ti dal në krah sepse sot ai është vetëm. Ai nuk ka as nënën, as babin, asnjë të afër, ka vetëm një vajzë që e sheh një herë në dy javë edhe atë në praninë e kujdestares”, tha Murat Basha.