Personat që shihni në fotot më poshtë janë Alfded Dedja, 50-vjeçari i vrarë sot në Ndroq dhe ekzekutori i tij, 27-vjeçari Julian Gjoshi.
Të dy kishin njohje të hershme me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se një prej pistave të vrasjes mund të jetë ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Por kjo nuk është pista e vetme. Ngjarja bëhet edhe më komplekse për shkak të lidhjeve të tyre. Vrasësi, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, një prej emrave të njohur të krimit në vend, i shpallur në kërkim nga SPAK për një sërë ngjarjesh kriminale.
Sipas dëshmive paraprake, Alfred Dedja ka shkuar ta takonte e ta përqafonte pasi e ka parë në lokal Gjoshin, por ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe e ka ekzekutuar.
Një pistoletë raportohet se është gjetur edhe në trupin e viktimës. Ndërsa policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit. /gazetajone