Fundoset gomonia me emigrantë që ishte nisur nga Franca drejt Anglisë. BBC shkruan se njerëzit dyshohet se kanë vdekur, por ende nuk ka konfirmim nga autoritetet. Në gomone ishin mbi 30 emigrantë, kombësia ende nuk dihet.
Varkat dhe ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Një anije peshkimi ishte gjithashtu në zonë për të ndihmuar.
U përfshinë gjithashtu helikopterë të Rojës Bregdetare dhe një nga Marina Franceze.
Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor njoftoi se u thirr pas raportimeve të një incidenti rreth orës 03:40 GMT dhe kishte dërguar ekuipazhe në Dover, në Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Qeveria tha se ishte në dijeni të incidentit dhe agjencitë po mbështesnin një përgjigje të koordinuar.