
Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, ish sulmuesi Jakupi nuk ia doli dot, duke lënë pas hidhërim tek të gjithë ata që e njohën nga afër dhe gjithë familjes së futbollit.
Hekuran Jakupi do të mbahet mend si një ndër futbollistët më të mirë të viteve 90 ku dha kontribut me skuadrën e Elbasanit, Bylisit, Tiranës, Teutës apo Erzenit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Jakupi ia kushtoi jetën përgatitjes së talenteve të rinj, ku së fundmi ishte trajner në AF Bajrami.