Sot është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku. Aktori vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai dha frymën e fundit në SHBA, aty ku jetonte që prej vitit 2001.

Pandi Siku lindi në Tirane, me 28 korrik 1949. Pas mbarimit te Institutit te Larte të Arteve, dega e dramës, me 1972, filloi punë ne Teatrin Popullor, vazhdoi aty deri me 2001, kur emigroi në SHBA. Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e ben ne dramën “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”. Ai ka luajtur dhe në filmat ‘Kur zbardhi një ditë’ apo ‘Njeriu me top’.

Siku ka luajtur kryesisht role të dyta, si në shfaqjet Epoka para gjyqit (Shpend Dragobia, 1978), Furrnalta (Bardhi, 1979, me et cilin fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” ne rolet e dyta), Komunistet (Rrema, 1981), Romeo dhe Zhuljeta (Merkucio, 1987), Dy zoterinj nga Verona (Valentini, 1990), Quo Vadis (pjesetar i Kori, 1997, me te cilin fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” per role te dyta).

Aktrimi i tij shquhej për gjallërine e veprimit, duke krijuar më se shpeshti atmosfere gazmore ose një veprim energjik, sidomos në kryerjen e funksionit prej “korifeu” sa i perket reagimeve masive, cka e ka ushqyer situatën skenike me optimizem dhe hove lirike, humoristike. Ai ka pasur një plastike të zhdërvjellt, dinte të krijonte karaktere të gjalla me kahe dhe esprit të natyrës popullore.