Kryeministri Edi Rama punon shumë, takon shumë njerëz dhe për pasojë duket se nuk ka një memorie të mirë.Sot është mbajtur një event ku Kryeministri ka qenë pjesëmarrës dhe atë e ka ftuar në skenë këngëtarja dhe moderatorja, Orinda Huta.

Mirëpo me të filluar fjalimin Kryeministri ka thënë se, “përderisa vajza që më prezantoi citoi fjalët që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj…” ka thënë Rama duke mos ja përmendur emrin këngëtares së njohur.

Nuk e dimë nëse Kryeministri se ka njohur vërtet Orindën apo ka bërë sikur se njohur, sepse ai vdes të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk ka asgjë për të thënë. Ose ekziston edhe varianti që pleqëria bën të vetën!