Thellohet sherri mes dy vajzave të njohura shqiptare. Shkaku i kësaj radhe është bërë koncerti i mbajtur së fundmi në Tiranë nga Dua Lipa. Sheshi “Skëndërbej”, u mbush me të rinjë e të reja që kishin ardhur dhe nga jashtë Shqipërisë për të parë nga afër koncertin e fundit të turit ‘Future Nostalgia’ të Dua-s, i cili ishte FALAS.
Në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se në koncertin e saj ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë. Faqja “Dua Lipa Today” shkroi se këngëtarja tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998. Ky njoftim u shpërnda dhe nga vetë Dua Lipa.
‘Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.’- thuhej në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale.
Pas këtyre lajmeve, këngëtarja Rita Ora ka shpërndarë një postim ku thuhet se ajo në vitin 2018 ka mbledhur 300.000 njerëz në Kosovë dhe 250.000 në Shqipëri.
Siç duket vajzat janë në garë të hapur për zemrat e shqiptarëve!
Por si ka nisur SHERRI VIRTUAL mes dy artisteve me famë botërore?
Sherri mes tyre ka vite, që në nisje të karrierës së Dua Lipës. ‘The Sun’ zbuloi se shkak është bërë motra e Ritës. Në fillimet e saj Dua ishte duke u përpjekur për të hyrë në industrinë e muzikës dhe motra e Rita Orës Elena, e cila punon për një kompani muzikore e anashkaloi duke mos e ndihmuar, pasi mendonte se Dua do i merrte kurorën së motrës.
Kjo rriti dhe më shumë tensionet me kalimin e viteve. Teksa Dua u bë e njohur, asnjëherë nuk u takua me Ritën në publik.
DailyMail, The Sun dhe mediat e tjera rozë, shkruanin se asakohe, Dua, vetëm 23-vjeç ishte lodhur dhe mërzitur nga krahasimi me Ritën pasi dëshironte të identifikohet për origjinalitetin e saj. Sipas “The Sun”, Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë që të gjithë nga Kosova, asnjëherë nuk kanë folur për rivalitetin e krijuar, ndonëse besohet se kjo ka ndodhur për shkak të krahasimeve mes tyre. Ato madje shpeshherë kanë marrë pjesë në ngjarje të njëjta muzikore edhe fizikisht por asnjëherë nuk janë takuar dhe nuk janë paraqitur bashkë para mediave, duke iu larguar kontaktit me njëra-tjetrën.
Sherrin mes tyre e ka konfirmuar edhe Bebe Rexha. Këngëtarja shqiptare deklaroi kohë më parë në një intervistë për “The Sun” se është e dëshpëruar që nuk ka arritur ta realizojë takimin mes tyre e se nuk ka shpresa se do ndodhë.
Ajo ka thënë troç se bashkëpunimi nuk mund të bëhet për shkak të problemeve mes Duas dhe Ritës.