Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka postuar në faqen e saj të Instagramit për festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri. Dua është shprehur se ndihet krenare që ky festival i organizuar nga ajo dhe familja e saj, do të mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë. Gjithashtu Dua shkruan se mezi pret të vij në atdheun e saj.

Me një zemër të plotë dhe të lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali ynë@sunnyhillfestivaldo të vazhdojë në bazën e saj në 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të bëjmë edhe 26,27,28 gusht në Tiranë, Shqipëri. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë linjë do të zbulohet së shpejti… Me dashuri x Dua” ka shkruar Dua.

Festivali i organizuar nga Dua dhe familja e saj, do të sjellë në Kosovë artistë të njohur, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë.

Festivali ‘Sunny Hill Festival’ mbahet në Prishtinë, në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Pas shumë debatesh se festivali do të zhvillohet në Tiranë, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se festivali do të mbetet në Prishtinë.