Këngëtarja dhe organizatorja e Sunny Hill Festival, Dua Lipa ka reaguar për zhvendosjen e festivalit nga Prishtina në Tiranë. Me anë të një postimi në Instastory, Lipa teksa ka postuar sloganin e festivalit ka shkruar se biletat që janë blerë në Kosovë do të jenë të vlefshme për festivalin që do të mbahet në Tiranë. Ndërkohë që për ata persona që nuk arrijnë do të marrin pjesë në festival, do të bëhet rimbursim i biletës së blerë.

“Data e njëjtë, përvoja të njëjta të mrekullueshme, lokacion i ndryshëm! Sunny Hill Festival do të lëvizë në Tiranë”, shkruan Dua Lipa.
Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.