Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në ‘Qytet Studenti’.
Nga ku një efektiv i Gardës së Republikëstentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte.
Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranësdha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti qëlloi veten.
Burime për Gazeta Jonë thanë se punonjësi i Gardës mësohet të jetë, Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.
Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.