Gjykata e Lartë urdhëron Prokurorinë e Fierit të hetojë ish deputetin Socialist dhe Biznesmenin Koço Kokëdhima për Shpërdorimit të kompetencave”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falimentimi i provokuar” dhe “Pastrimit të produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga nenet 164, 180, 293, 287 të K.Penal.
WebLajm mëson ekskluzivisht se ky vendim është marrë nga kolegji penal të mërkurën dhe detyron prokurorinë e Fierit të hetojë kallëzimin penal që kishte pushuar prej disa vitesh.
Më 3 tetor 2022 kjo çështje u regjistrua me rekurs në gjykatën e lartë pasi Apeli i Vlorës kishte anuluar hetimin ndaj biznesmenit Kokëdhima miratuar më herët nga Gjykata e Fierit.
Ai rezulton se është kallëzuar penalisht 5 vite më parë nga dy shtetasit Fatmir Merkaj dhe Shenasi Jaupaj.
Ata fituan të drejtën në Gjykatën e Fierit por ishte Apeli që vendosi të mbyll dosjen ndaj Koço Kokëdhimës.
Me këtë vendim të Kolegjit Penal tashmë ish numri një i partisë socialiste për Jugun apo i njohur si biznesmeni i Internetit dhe Medias do duhet të hetohet.
Koço Kokëdhima ka mbajtur postin e deputetit nga viti 2013 deri më 9 Maj 2016 kur Gjykata Kushtetuese ja hoqi atë si të papajtueshëm me aktivitetin e tij edhe si biznesmen.
Sot Kokëdhima gëzon të drejtat ekskluzive të Superligës e cila mban emrin e Kompanisë së tij Abissnet Superiore ndërsa shpesh ka qenë i angazhuar edhe me poste pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.