Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima i ftuar në ABC, ka theksuar se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.

Sipas tij, bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi ajo “është një bimë e bekuar nga Zoti”.

Kokëdhima theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.

Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga Zoti, që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima.