Çështja e Teatrit Kombëtar ishte sot në qendër të vëmendjes së emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku të ftuar ishin artistë që janë pro godinës së re dhe ato kundër. Aktori Gazmend Paja ka debatuar me regjisorin Edmond Budina.
Ky i fundit i ka përmendur Pajës, i cili ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar, se ai është i pozicionuar politikisht në radhët e mazhorancës socialiste duke qenë se është anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë prandaj po mban këtë qëndrim.
Budina ka shkuar edhe më tej duke i përmendur Gaz Pajës faktin se ai figuron mes investitorëve strategjikë për ndërtimin e një resorti në Dhërmi. Ndërkohë aktori Paja ka replikuar duke thënë ndër të tjera: “Në opinionin tim nuk ka pasur udhëheqje më të mirë Shqipëria. Mua më pëlqejnë këta njerëzit se si punojnë. Unë i njoh dhe nga afër dhe i shikoj se si punojnë, se si përpiqen…”, thotë Paja duke iu referuar qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Më poshtë debati i plotë mes tij dhe Robert Budinës.