Ilir Shaqiri ishte fituesi i parë i kësaj sezone të Big Brother VIP Albania.

Iliri u bë shumë i dashur për publikun shqiptar me anë të qëndrimeve dhe diskutimeve brenda shtëpisë së “BBV”.

Edhe pas përfundimit të spektaklit ai vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale dhe pjesëmarrje në intervista të ndryshme.

Së fundmi ai ka ndarë në “Instagramin” e tij personal një video të shkurtër të cilën e shoqëron me mbishkrimin:

“Unë kur shikoj intervista hajvanësh”, duke e shoqëruar gjithashtu me disa emoji duke qeshur.

Ai nuk ka specifikuar se kujt i drejtohet ky postim duke lënë kështu hapësirë për të aluduar.