Prej momentit kur dha dorëheqjen, Lulzim Basha është zhdukur nga ekranet dhe rrjetet sociale.

Pak ditë më parë Gazment Bardhi tha se ish-kreu i PD-së ka nisur fushatën nëpër fshatra, ndërsa sot faqja “Brryli Broadway” ka postuar foto të Lulzim Bashës në aeroport me një valixhe në dorë me mbishkrimin “Na iku mreti memeve për Amsterdam”.

Faqja pretendon se fotot janë të ditës së sotme. Gazeta Jonë ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Misteri vazhdon. Ku ndodhet Lulzim Basha, në fushatë nëpër Shqipëri, sikur tha Bardhi, apo është larguar me pushime të gjata?