Kam dëgjuar sot audion e një regjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën, zhvilluar disa dite pas regjistrimit të video skandalit në Bashkinë e Kukësit, e cila gjendet në duart të drejtësisë.

Biseda është regjistruar më 15 qershor, një ditë para se video-ja të bëhej publike. Ishte një bisedë konfirmuese që personi që kishte porositur rregjistrimin, po ja kthente kartën e memories që ja kishte marrë sapo kishte mbaruar punë në Bashkinë e Kukësit.

Nga biseda mes personit në fjalë  dhe Almës shihen qartë tre gjëra.

E para, që Alma ka marrë përsipër misionin e regjistrimit të një skene seksuale me Safetin për llogari të të tretëve dhe jo për mediat.

Pra ajo ka shkuar aty për të krijuar një skenë shantazhi ndaj Safet Gjicit, i cili ka rënë pre e këtij kurthi. Pas regjistrimit, Alma ja ka dorëzuar kartën e memories porositësit, i cili ka verifikuar filmin dhe natyrisht e ka filmuar me telefon sipër ekranit, që të mos kuptohej origjina e regjistrimit.

Shqetësimi i Almës është se mos ky ja jepte ndonjë medie filmimin dhe kërkon që ai të mos e bëjë publike derisa ajo të largohet jashtë shtetit.

Biseda është pasi Alma të rimarrë kartën e memories me të cilën ka bërë regjistrimin, pasi ai nuk ja jepte. Ajo e ka kërcënuar atë se nëse nuk ja jep, do ta denonconte atë si porositës dhe ai ja ka kthyer përmes të tjerëve. Këtu fillon dhe biseda.

Së dyti, kuptohet qartë se njeriu kyç i interesuar që garanton si porositësin e videos, ashtu dhe Almën, është Sali Berisha. Ai e ka pritur Almën në zyrë para rregjistrimit, dhe pas regjistrimit të Safetit.

Në një moment gjatë bisedës porositësi i videos i thotë Almës: Ik çoja Salës…

Ja pjesa që e zbulon këtë:

Alma K – Tani unë të thashë, unë te njihja ty. Megjithatë mua karta më erdhi ne dorë, është e plotë. Tani ideja është se unë do bëj kërkesë te Ambasada, ta thashë. Se mos e jep në ndonjë media ore.

A…. – Po ku i .. motrën ta thash, kush po merret me ata, ta thash. Dëgjo mu tani se unë me e pas pa ne dorë ia .. motrën vet. Ej shko takoje Salën vet meqë e kishe dhe shok.

Sipas gjithë fakteve të tjera lehtësisht të hetueshme, Alma i ka shkuar Berishës në zyrë në datën 9 qershor, tre ditë pas filmimit. Fotoja e saj me Berishën në zyrë e ulur, i përket asaj dite. Dhe po ta vini re Berisha ngjan i dërrmuar, i zhytur në kolltuk dhe i pafuqishëm t’i thotë asaj mos na bëj foto bashkë. Nuk është e lehtë ta përdorësh një njeri në një akt vetëvrasës dhe të mos i lejosh të bëjë dhe një foto. Vet Alma e ka postuar qysh atë ditë foton dhe ua ka dhënë dhe plot miqve të saj.