Këngëtari Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave. Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti. Mirëpo ai ka treguar dhe një rast që e ka lënë pa fjalë. Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.
Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.
Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?
Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.