Gentjan dhe Donatel Dodaj , vëllezërit shqiptarë akuzohen për 60 kg kokainë në Irlandë, njëri mbulon fytyrën kur shkon në gjykatë

Dy vëllezër shqiptarë dhe një rumun akuzohen për një sasi prej 60 kilogramësh që u kap në Irlandë. Ata dolën në seancë dëgjimore në gjykatën e Cork-ut të dielën.

Gentjan dhe Donatel Dodaj, bashkë me Daniel Afedoaei akuzohen për posedimin e kokainës me qëllim shpërndarjen e saj. Gjykata vendosi t’i lërë në paraburgim të tre.

Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, për të mbuluar fytyrën. Ai nuk foli gjatë seancës. Ndaj tij u paracaktua një avokat i shtetit pasi Dodaj kohët e fundit kishte nisur një biznes dhe kishte mbetur pa para.

Për vëllain e tij, Donatelin, 22 vjeç u kërkua një përkthyes. Avokatja e tij tha se klienti i saj kishte mbërritur katër javë më parë në Irlandë dhe se banonte me vëllain. Burg edhe për 22-vjeçari Afedoaei që është me origjinë rumune.

Gentjan dhe Donatel Dodaj , vëllezërit shqiptarë akuzohen për 60 kg kokainë në Irlande , njëri mbulon fytyrën kur shkon në gjykatë
Gentjan dhe Donatel Dodaj , vëllezërit shqiptarë akuzohen për 60 kg kokainë në Irlande , njëri mbulon fytyrën kur shkon në gjykatë

Të gjithë të arrestuarit do të dalin javës tjetër në gjyq, më 14 Gusht. Ndaj tyre nuk u aplikua masa e lirimit me kusht. Sekuestrimi i kokainës u bë pas informacioneve inteligjente ndaj një personi që dyshohej i përfshirë me krimin e organizuar.

IN ENGLISH

Two Albanian brothers and a Romanian are accused of a quantity of 60 kilograms that was seized in Ireland. They appeared at Cork Crown Court on Sunday.

Gentjan and Donatel Dodaj, together with Daniel Afedoaei, are accused of possessing cocaine with the intention of distributing it. The court decided to keep the three in custody.

Gentjan Dodaj, 39, arrived at the hearing with a sweater on his head to cover his face. He did not speak during the hearing. He was assigned a state attorney as Dodaj had recently started a business and had run out of money.

An interpreter was requested for his brother, Donateli, 22 years old. His lawyer said her client had arrived in Ireland four weeks ago and was living with his brother. Jail also for 22-year-old Afedoaei, who is of Romanian origin.

All those arrested will appear in court next week, on August 14. The measure of conditional release was not applied to them. The seizure of the cocaine was made following intelligence on a person suspected of being involved in organized crime. /Gazeta Jone