Gerta është skualifikuar nga loja e “Big Brother Vip” pas incidentit të ndodhur me Gjestin.
“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm për këtë arsye ‘Big Brother’ ka vendosur që Gerta të skualifikohet nga loja” – ishte komunikimi që lexoi Ledion Liço.
Por ishin banorët që i dhanë një shans të dytë Gertës, duke ia lënë në dorë publikut, nëse Gerta duhet ta vazhdojë lojën.
Sakaq, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku ka komentuar incidentin e ndodhur mes Gertës dhe Gjestit, ku banorja i hodhi Gjesti alkool në fytyrë.
Sipas Arbër Hajdarit, Gerta tentoi ta manipulonte situatën për ta normalizuar gjestin që bëri. Ai kritikoi dhe banorët e tjerë, të cilët nuk shfaqën aspak shqetësim për faktin se Gjesti kishte përfunduar në spital.
Nga ana tjetër, Neda Balluku tha se veprimi i Gertës ishte denigrues dhe poshtërues ndaj Gejstit.
Arbër Hajdari: Hedhja e shampanjës nga Gjesti ishte gjest festiv. Nga ana tjetër, akti i Gertës ishte i pashpjegueshëm dhe i gabuar. E tregoi me herën e dytë që nuk ishte gjest festiv.
Gerta përveç se manipulatore që doje t’i fryje të gjithë në favorin tënd, je dhe gënjeshtare. Sepse nuk shkove tek Vëllai i Madh për tu interesuar por të thirri Vëllai i Madh ty. Në syrin tim, nuk ka pasur asnjë lloj pendese nga ty, por nuk kam parë asnjë shqetësim nga ata të tjerët, që hanin për kokërr të qejfit kur morën vesh se Gjesti ishte nisur për në spital. Minimumi, njeriu ndalon të ngrënën e mishit dhe të pirën e verës. Më vjen keq, e kam të vështirë… sot e kësaj dite, ajo që ke bërë është e pashpjegueshme. Nuk ke shfaqur asnjë lloj pendese. Ke një tendencë për të manipuluar situatën për të normalizuar këtë gjë. E kam dhe me të tjerët që kërkuan ta normalizojnë këtë gjë.
Neda Balluku: Gjesti u ndjeva e lehtësuar që të pashë shëndetplotë. Më vjen shumë keq që në momenti pasi ti ke hyrë, është krijuar ideja se Gjestit mban, përderisa është ngacmues, ka për detyrë të durojë çdo gjë që i bëhet Gjestit. Përveç kësaj, Gerta dua të të them dy fjalë. Sigurisht nuk e mendoj që ke pasur tendencë ta dëmtosh, por ke pasur disa veprime që ti nuk i ke menduar. Nuk e more në konsideratë se do e dëmtosh, hedhja e alkoolit në fytyrë ëhstë veprim denigrues dhe poshtërues ndaj tjetrit për mua.
Vërtet nuk ke bërë dëmtim të jashtëzakonshëm, por që është veprim që e ul dhe e denigron atë djalë, i tillë mbetet. Kjo është dhe thyerje e rregullave të këtij formati.