
Gjatë Kuvendit Kombëtar rinor të Partisë Socialiste të zhvilluar para disa ditësh, fjalimet e disa të rinjve u bënë viralë për shkak të elozheve të tyre ndaj arritjeve të PS-së, por dhe kryeministrit Edi Rama.
Një ndër fjalimet virale ishte edhe të riut Andon Gjoni nga Lezha që tha mes të tjerash:
Por elozhet ndaj partisë duket se janë shpërblyer.
Bashkia e Lezhës ka vendosur të emërojë pikërisht Andon Gjonin si administrator të njësisë Shënkoll
“Andon Gjoni do te jete Administratori i ri Njesise Shenkoll, duke zevendesuar ne kete post Ernest Rakajn, i cili do te marre drejtimin e Sigurimeve Shoqerore. Prezantimi i administratorit te ri u be nga nenkryetarja e Bashkise Lezhe Brikena Vuksani”, sipas njoftimit të Bashkisë së Lezhës.