Tender për sistemim rrugësh në periudhë fushate zgjedhore nuk mungojnë as në Bashkinë e Maliqit ky institucion prej disa vitesh drejtohet nga Gëzim Topçiu. Bashkia e Maliqit ka lidhur kontratën për sistemim dhe asfaltim në disa fshatra.

Sipas tenderit të publikuar 430 mijë euro do të shpenzohen në zonat Zëmblak, Pojan, Orman, Vashtëmi, Podgorie dhe në dy lagje të fshatit Sovjan.

Bashkia e Maliqit tender 'fushate', 430 mijë euro për arnimeNë tenderin që është mbyllur me datë 7 prill 2023, vihet re se Bashkia e Maliqit ka shkelur rregullat bazë të ligjit “Për Prokurimet Publike”. Fituesi i këtij tenderi është shpallur pa zhvilluar një garë të mirëfilltë.

Në fazën e vlerësimit të ofertave, nga 4 kompani që kanë shfaqur interes, dy janë skualifikuar dhe fitues është shpallur subjekti “Vashtemia” që do të realizojë punimet për 6 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.

Për këto shkelje Open Data i ka dhënë tenderit “Flamurin e kuq”, duke sinjalizuar rrezikun e shpërdorimit të fondit.

Bashkia e Maliqit tender 'fushate', 430 mijë euro për arnime

Edhe në preventivin e tenderit shuhim se nuk janë të vendosura cmimet dhe kostoja fikse që do të kushtojë tenderi. Kujtojmë se kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu kandidon për mandatin e 7 në krye të Bashkisë së Maliqit./VoxNews