Alban Skenderaj feston sot ditëlindjen. Bashkëshortja e tij Miriam Cani ka uruar këngëtarin në një postim në rrjetin social Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen burrit të ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës sime ❤️
Ti je bota për mua” shkruan Miriami, teksa poston edhe një foto të këngëtarit më urimin.

Të shumta kanë qenë zemrat dhe komentet që uronin Albanin për ditëlindje.

Ndërkohë kujtojmë që çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.