Moderatorja Roza Lati ka treguar një episod dhune. Përgjigja e moderatores e postuar në ‘Story’ në Instagram tërhoqi shumë vëmendje, ajo tha se në moshën 21-vjeçare ka ndjekur një vajzë me shkop bejsbolli, pasi ajo e fundi nuk i linte të qetë të dashurin.
Roza Lati teksa ishte përgjigjur disa ‘Ask-eve’ në Instagram, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo ka rrahur ndonjëherë ndonjë person. Fillimisht Lati tha jo, por më pas ndau me ndjekësit e saj episodin e sikletshëm.
“Nuk e kam çuar kurrë veten në atë pikë të konfliktit. Jam e shkathët dhe e pres me thikë që në bisedë. Pa e çuar në atë pikë. Poor kur kam qenë 21 vjeç, mbaj mend që kam gjëmuar për rreth 3 javë njërën me shkop bejsbolli se ju qep të dashurit tim. E bëra të mos dilte nga shpia një muaj nga frika. Këtë po”, u përgjigj Roza.
Megjithatë nuk dihet nëse bëhet fjalë për kantautorin Stine, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie disa vjeçare.