Ai është sot një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri, por edhe një nga figurat e dashura të ekranit. E kemi fjalën për Gent Zenelajn i cili kur ka qenë i ri ka bërë edhe punë që nuk i kishim menduar, të paktën për të.

Po flasim për punë në ndërtim, sigurisht shumë vite më parë, në qyetin e tij të lindjes. Kohë gjatë së cilës ai po ashu ka pasur edhe një incident me Policinë, të cilin e ka treguar gjatë një interviste për “Pushime on Top”:

“Ishte periudha e ‘96-tës dhe unë punoja në ndërtim. Dilja nga shtëpia ime dhe shkoja tangent në Kune, ku kishin filluar të ndërtoheshin vilat e para. Dhe kisha me vete një çantë ku mbaja bukën, një bluzë, etj. Kur pas meje dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin o çuni ndalo, dhe shoh dy policë me armë në dorë që më thonin mos lëviz dhe hape çantën. Ishte periudha ku njerëzit kishin filluar të hidhnin dinamit dhe policia kishte filluar të kontrollonte çdo njeri”
Ndërkohë sot ai thotë që policët që e ndaluan i ja miq dhe i takon kur rikthehet në vendlindje.