Bora Zemani është një ndër moderatoret më të dashura dhe të sukseeshme për publikun shqiptar. Ajo ka prezantuar për 2 vite rrjesht emisionin “Përputhen”, i cili mbaroi disa javë më parë.

Aventurat televizive për moderatoren nuk kanë përfunduar akoma. Së fundmi, po përflitet se ajo do të jetë pjesë e programit të kërcimit “Dancing With The Stars”, ku pjesë e saj do të jetë edhe Valbona Selimllari.

Bora ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për lidhjen mes saj dhe aktorit të njohur Donald Veshaj. Ajo ishte nëpër faqet e para të mediave në momentin që ajo dhe aktori shkëmbyen një puthje të zjarrtë në ‘Big Brother’, edhe pse ishin të ndarë.