Aeroporti i Kukësit duket të jetë një ndër dështimet spektakolare të kësaj qeverie dhe oligarkut Shefqet Kastrati, krahas urës mbi Drin (që do të merremi më pas).
I hapur me bujë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 pavarësisht vonesave të mëparshme, Aeroportit të Kukësit i është vënë dryni tashmë dhe në lidhje me të gjen maksimumi video apo foto nga propaganda para, gjatë dhe pak muaj pas hapjes.
Tani aty nuk fluturon askush, nuk ka asnjë avion në pistë dhe brenda godinës me zor numëron 3-4 persona që ruajnë.
Vizitorët kryesorë të Aeroportit të Kukësit tani janë vetëm sorrat që fluturojnë mbi pistë dhe bëjnë strehë në çatinë e godinës së aeroportit që sipas Ramës “do të sillte çunat e Londrës direkt në Kukës”. Kjo ndodhi vetëm njëherë, gjatë një fluturimi për propagandë të Air Albanias dhe mbeti aty.
Fluturimet e para zyrtare nga Aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” nisën më 15 Korrik 2021. Linjat e para ishin nga Kukësi drejt Zyrihyt në Zvicër dhe Stambollit, dhe anasjelltas. Ndërsa më vonë u shtuan dhe linja të tjera loë cost.
Por, kompania e fluturimeve loë cost “Wizz Air” ka mbyllur të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, qê nga data 14 Korrik 2023.
Fluturimet i ka anulluar edhe Air Albania. Nëse futeni në faqen e Air Albania, Aeroporti i Kukësit tashmë “nuk ekziston”.
Gazeta Jonë vizitoi faqen zyrtare të Aeroportit të Kukësit dhe aty nuk gjen asnjë fluturim në ikje apo në mbërritje.
Duket një faqe fantazmë, në funksion të një godine fantazmë, pjesë e një projekti fantazmë dhe thjesht propagandistik.
Humbje kolosale
Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.
Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.
Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal.
E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.
Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione. /gazetajonë.com