Ministria e Arsimit dhe institucionet nën varësi kanë dështuar në sigurimin e një ambienti të barabartë testimi për maturantët e këtij viti.

Këtë të Enjte, rreth 30 mijë maturantë (sipas llogaritjeve të Ministrisë së Arsimit) iu nënshtruar provimit të parë të Maturës Shtetërore për këtë vit, atij të gjuës së huaj. Por, disa minuta pas nisjes së testimit, në rrjetet sociale ka nisur publikimi i tezave të, që sipas zotimeve të ministres së Arsimit Evis Kushi, do zhvillohej nën masa të rrepta mbikëqyrjeje për të shmangur të tilla shkelje.

Fotografimi i tezës me gjasë është bërë përmes telefonave celularë, që janë të ndaluar të mbahen nga nxënësit gjatë testimeve të maturës. Megjithatë, edhe pse në fuqi prej vitesh, kjo masë shkelet duke krijuar pabarazi mes maturantëve. Vitet e fundit, ndodh rëndom që pas ccdo testimi, teksa nxënësit janë duke kryer provimin, në rrjetet sociale publikohen fotografi të tezave.