Gjenden 40 mijë dollar në Rinas!! Si u shpërnda me pagesë në media përralla banale se punonjësit e aeroortit nuk i vodhën 40 mijë dollar
Shefqet Kastrati, oligarku më i madh në vend si edhe reklamdhënësi më i madh për mediat që i bëjnë fresk atij ka fituar 17 milionë euro nga aeroporti i Rinasit vetëm në gjashtë muaj.
Duket se me këto para ka financuar sëfundmi edhe një përrallë të bukur se gjoja punonjësit e tij në Rinas kanë gjetur një çantë me 40 mijë dollar dhe ia kanë dorëzuar të zotit!
Materiali propagandistik për Aeroportin e Rinasit është shpëendarë në mediat e financuara nga Kastrati Group në formën e një lajmi sikur pronarët e 40 mijë dollarëve kanë dërguar një mesazh të JOQ, e cila po ashtu ka reklamë nga Albsig, pronë e Kastratit, dhe më pas është shpërndarë te mediat e tjera që financohen nga kompanitë e oligarkut.
Historia e stisur është kështu: Pretendohet se një familje shqiptare nga Mali i Zi paska udhëtuar nga një vend i huaj në drejtim të Shqipërisë me 40 mijë dollar me vete, të cilat i ka harruar në aeroportin e Rinasit!!!
Pastaj, kur kanë shkuar në shtëpinë e tyre në Mal të Zi kanë kuptuar se nuk i kanë me vete 40 mijë dollarët dhe kanë kontaktuar aeroportin e Rinasit dhe ata kanë thënë “Po ne I kemi, hajde merrini!”.
E gjithë historia duket e stisur për qëllime marketing nga zyra e PR e Aeroportit të Rinasit në pronësi të Kastratit pasi ngjarja nuk mban as në logjikë dhe as ligjërisht.
Si logjikë, kush harron 40 mijë dollar në një çantë krahu në aeroport dhe kujtohet për to pasi ka mbërritur në shtëpi?!
Sa i përket ligjit. Askush nuk mund të lëvizë nëpër aeroporte me një çantë me 40 mijë dollar në krah. As nuk del dot nga aeroporti i origjinës dhe as nuk futesh dot në aeroportin mbërritës pa i deklaruar ato!
Fakti që në lajmin PR të shpërndarë pretendohet se familja i ka humbur, do të thotë se nuk i kanë deklaruar duke bërë një shkelje ligjore.
Rregulli e do që të deklarohet çdo shumë mbi 1.5 milionë lekë apo çdo shumë në monedhë të huaj e njëvlefshme me 1.5 miliion lekë.
Rrjedhimisht, familja ka kryer shkelje ligjore për mosdeklarimin e shumës së parave të pretenduar që ka humbur.
Ndërkohë, Rinasi është një ndër aeroportet më problematke në rajon sa i përket vonesave apo trajtimit të pasagjerëve, ndërsa ka shumë raportime për hapje të çantave dhe vjedhje të sendeve me vlerë gjatë zbritjes apo hipjes së çantave në avionë.
Për ata që e hëngrën e hëngrën këtë llokume PR nga Kastrati, për të tjerët që janë pak më të zgjuar, zyra e PR e Kastrati Group duhet ta provojë sërish!
Nice try 😉