Pierangelo Repanati, një gazetar 57-vjeçar dhe ish-kryetar i bashkisë së Lodigiano-s në Itali, u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në kopshtin e shtëpisë së tij në Corte Palasio.
Dyshimet e para të hetuesve janë se ish-kryebashkiaku është therur nga hajdutët, të cilët i ka zbuluar brenda banesës së tij.
Fqinjët dëgjuan disa britma për ndihmë, që vinin nga kopshti i shtëpisë. Dikush nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte dhe gjeti trupin e viktimës të shtrirë afër derës së përparme të banesës.
Repanati, 57 vjeç, ishte një gazetar profesionist: jetonte vetëm dhe aktualisht punonte si konsulent në një studio në Lodi.
“Ishte njeri i mirë, jetoi deri para disa kohësh me nënën e tij të moshuar që ndërroi jetë”, kujtojnë bashkëqytetarët e tij, të tronditur nga ajo që ka ndodhur.